Ballina Bota

LONDËR – May: Data e Brexit nuk duhet të shtyhet

LONDËR, 14 janar /ATSH-AFP/ – Kryeministrja britanike, Theresa May pohoi sot se data e Brexit e planifikuar për më 29 mars nuk duhet të shtyhet, megjithëse nuk mund të përjashtohet plotësisht si opsion përpara deputetëve britanikë të cilët do të votojnë nesër për marrëveshjen e divorcit me Bashkimin Europian.

‘’Nuk besoj se data 29 mars duhet të shtyhet’’, tha May. Brexit mbetet angazhimi i qeverisë sime për t’u larguar nga Bashkimi Europian më 29 mars, por disa kanë si synim të gjejnë një mënyrë për t’a penguar atë./ / v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHËNDETËSI – Imunoterapia, metoda e re për të luftuar kancerin
Artikulli tjetërShtyrja e seancës gjyqësore, Balla: Beteja kundër shpifjes vazhdon