Ballina Aktualitet

Ministritë, partnership me universitetet përkatëse për përmirësimin e kushteve

TIRANË, 11 janar/ATSH-Maela Marini/ Të gjitha ministritë po krijojnë një partnership me universitetet përkatëse, në funksion të përmirësimit të kushteve, laboratoreve, mjeteve didaktike apo mundësive për të fituar të ardhura me dijen që ka universiteti.

Në prezantimin e platformës për punësimin e studentëve ekselentë, Kryeministri Edi Rama theksoi faktin se, “sot që flasim të gjithë ministrat janë duke u marrë me universitetet, sipas fushave”.

“Ne flasim për tarifat dhe buxhetin e shtetit, por universitetet kanë një burim shumë domethënës të të ardhurave, kanë paratë që mund t’i fitojnë vetë duke shitur dijen. A mund të më thoni se cili universitet sot shet dijen, bën programe dhe projekte në shërbim të të tretëve? Zero”, tha Rama, duke shtuar se “universitetet janë autonome”.

Kryeministri theksoi se është pjesë e protestës së studentëve dhe këtë nuk e thotë për slogan, por beson se “së bashku duhet të kthejmë sytë për ta bërë të funksionojë autonomia në universitete”. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – AfD mendon për Dexit?
Artikulli tjetërHaradinaj, homazhe te varri i Rugovës