BERLIN, 11 janar /ATSH-AFP/ – Ekstremi i djathtë gjerman përgatitet të thyejë një tabu të re në vend gjatë një kongresi që hapet sot ku do të bëjë fushatë mbi temën e daljes së Gjermanisë nga BE-ja (Dexit), disa ditë nga një votë thelbësore mbi Brexit.
Kjo çështje duhet të debatohet nga të deleguarit e ”Alternativa për Gjermaninë” (AfD), që mblidhen sot në mesditë deri të hënën në Riesa në rajonin e Saksit, një prej bastioneve të ekstremit të djathtë.
Objektivi i kongresit është që të krijojë strategjinë që do të aplikojë për zgjedhjet europiane të 26 majit.
Pasi kaloi nga suksesi në sukses prej tre vitesh në votime nëpërmjet pozicionimit të saj kundër emigrantëve, në aq sa u bë në vitin 2017 partia kryesore opozitare në dhomën e deputetëve përballë konservatorëve të Angela Merkel dhe socialdemokratëve, AfD-ja po rikthehet në këtë mënyrë në birimet e saj.
Lëvizja e krijuar në vitin 2013 origjinën e ka nga kundërshtimi që i ka bërë euros në Gjermani. Megjithatë në lidhje me daljen nga BE-ja, anëtarët e saj vazhdojnë të hezitojnë se mos shkojnë shumë larg përball një opinioni gjerman që është në shumicë proeuropian. /G.S/ a.jor.






















