TIRANË, 11 janar/ATSH/-Ditët e ftohta të dimrit shoqërohen me temperatura të ulëta, ku në zona të ndryshme të vendit shoqërohet edhe me reshje dëbore dhe ngrica.
Instituti i Shëndetit Publik ka dhënë disa këshilla për të qëndruar sa më të sigurt dhe të shëndetshëm, duke iu shmangur sëmundjeve të stinës. Shumë njerëz punojnë ose qëndrojnë në ambiente të jashtme gjatë dimrit. Çfarë duhet të keni parasysh kur qëndroni në mjedise të jashtme dhe të ftohta?
ISSH rekomandon të visheni ngrohtë si: pulovra të trasha, xhupa rezistentë ndaj erës dhe shiut, kapele doreza, këpucë kundër ujit.
Po kështu, hidhni rërë ose materiale të tjera të rekomanduara në zonat ku ka ngricë. Ndërkaq, lëvizni ngadalë kur kryeni punë në ambiente të jashtme dhe merrni një kuti të ndihmës së shpejtë. z.tosku/ /a.g/























