Ballina Flash

FOTO/ Gjirokastër, pastrohen rrugët e pushtuara nga dëbora

TIRANË, 10 janar/ATSH/- Punonjësit e bashkisë së Gjirokastrës po punojnë intensivisht për hapjen e rrugëve të qytetit nga dëbora.

“Të gjitha grupet e punës në terren për të hapur rrugët e brendshme, trotuaret, për të ndihmuar familjet që kanë nevojē për shërbime transporti në raste sëmundjesh apo rrezikshmëri në banesat e tyre”, bën të ditur bashkia.

Edhe gjatë natës së mbrëmshme jo vetëm mjetet e bashkisë, por edhe ato që erdhën nga prefekti i Qarkut Gjirokastër dhe kryetari i Qarkut Gjirokastër punuan në orët e vona për pastrimin e borës masive, që ka pushtuar rrugët e qytetit të gurtë.

Në Gjirokastrës ranë gjatë ditës së djeshme reshje dëborës me intensitet të lartë. Trashësia e dëborës arrin në 15-20 cm, ndërsa temperaturat shënojnë -1 gradë Celsius. /k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBashkëpunimi me Interpol Romën, në pranga personi në kërkim ndërkombëtar
Artikulli tjetërAktori Robert Ndrenika feston 77-vjetorin