Ballina Bota

GREQI – Moti i ftohtë detyron mbylljen e shkollave

ATHINË, 8 janar /ATSH-ANA/ – Shkollat në pjesë të ndryshme të vendit në Greqi u mbyllën sot për shkak të reshjeve të dendura të dëborës dhe temperaturave jashtëzakonisht të ulëta.

Në Greqinë Veriore, shumica e shkollave do të mbeten të mbyllura për të shmangur aksidentet e mundshme.

Po kështu edhe shkollat në Greqinë Perëndimore, në Kretë dhe në rajonet që lagen nga Egjeu.

Në Atikë, shkollat në 46 komuna nga 66 gjithsej do të mbyllen, ndërkohë që policia ka marrë masa për të bllokuar qarkullimin për automjetet për të parandaluar aksidente të mundshme./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIRLANDË – Berlini: Një Brexit pa marrëveshje me pasoja serioze
Artikulli tjetërNgricat në rrugë, ARRSH apel drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve