TIRANË, 7 janar /ATSH/ 80 institucione arsimore në bashkinë e Korçës kanë rifilluar procesin mësimor normalisht.
Pavarësisht temperaturave tepër të ulëta, bashkia e Korçës ka garantuar ngrohjen për çdo shkollë dhe kopsht.
Ndërkohë, Ndërmarrja e Shërbimeve Publike vazhdon punën për pastrimin e rrugëve dhe hapësirave publike nga bora.
Ditët e para të muajit janar, Korça është përfshirë nga moti i keq me reshje bore dhe temperatura nën zero.
/m.m/j.p/























