BEOGRAD, 6 janar /ATSH-AFP/ – Mijëra persona protestuan për të pestën të shtunë radhazi në Beograd kundër pushtetit të presidentit Aleksandër Vuçiç, i kritikuar për autoritarizëm i cili akuzon opozitën se po kërkon në këtë mënyrë të marrë pushtetin.
‘’Serbia po ngrihet ngadalë, qytete të tëra po ngrihen dhe do të jemi gjithnjë e më të shumtë në numër’’, iu drejtua turmës aktori Branislav Trifunovic, një nga drejtuesit e kësaj lëvizje, raportoi televizioni privat N1.
Ashtu si të shtunat e kaluara, protestuesit marshuan në rrugët e kryeqytetit me një banderolë të madhe që të tërhiqte vëmendjen në emër të lëvizjes ”1 nga 5 milion’’.
Ky slogan i referohet një deklarate të presidentit Vuçiç i cili tha pas tubimit të parë se nuk do të mposhtej ndaj kërkesave të opozitës edhe nëse pesë milionë persona të dilnin në rrugë./ / v.b/























