Ballina Flash

Haradinaj uron Krishtlindjen ortodokse

PRISHTINË, 6 janar /ATSH/ Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar të gjithë qytetarët që festojnë Krishtlindjen ortodokse, duke thënë se kjo festë është nxitje për promovimin e vlerave njerëzore, si mishërim i hyjnores.

“Të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtarë, të cilët shërbejnë në misione të ndryshme në vend, që festojnë sipas kalendarit julian, urime për shumë mot Krishtlindja ortodokse! Kjo festë është nxitje për promovimin e vlerave njerëzore, si mishërim i hyjnores. Realiteti shumëfetar i shoqërisë sonë duhet të na shërbejë si motiv shtesë që ta ndërtojmē një shtet, që garanton më shumë shpresë, mirëqënie ekonomike dhe siguri për qytetarët. Kremtofshi në paqe, me familjet Tuaja, me mirësi e begati”, tha Haradinaj. /KosovaPress/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSERBI – Vijojnë protestat kundër presidentit Vuçiç
Artikulli tjetërPaga minimale, nga 1 janari, 26 mijë lekë