Ballina Bota

SERBI – Vijojnë protestat kundër presidentit Vuçiç

BEOGRAD, 6 janar /ATSH-AFP/ – Mijëra persona protestuan për të pestën të shtunë radhazi në Beograd kundër pushtetit të presidentit Aleksandër Vuçiç, i kritikuar për autoritarizëm i cili akuzon opozitën se po kërkon në këtë mënyrë të marrë pushtetin.

‘’Serbia po ngrihet ngadalë, qytete të tëra po ngrihen dhe do të jemi gjithnjë e më të shumtë në numër’’, iu drejtua turmës aktori Branislav Trifunovic, një nga drejtuesit e kësaj lëvizje, raportoi televizioni privat N1.

Ashtu si të shtunat e kaluara, protestuesit marshuan në rrugët e kryeqytetit me një banderolë të madhe që të tërhiqte vëmendjen në emër të lëvizjes ”1 nga 5 milion’’.

Ky slogan i referohet një deklarate të presidentit Vuçiç i cili tha pas tubimit të parë se nuk do të mposhtej ndaj kërkesave të opozitës edhe nëse pesë milionë persona të dilnin në rrugë./ / v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKontrolli nga Zyra, 137 inspektorë trajnohen për zbatimin e manualit të ri
Artikulli tjetërHaradinaj uron Krishtlindjen ortodokse