TIRANË, 4 janar/ATSH/- Qyteti i gurtë i Gjirokastrës u mbulua ditët e fundit nga petku i bardhë i dëborës, duke ofruar një peizazh mahnitës për këdo që e viziton atë në këto ditë dimri.
Gjirokastra shquhet për bukuritë e tij arkitekturore, për rrugicat me kalldrëme, apo dhe kalanë historike.
Reshjet e dëborës e kanë bërë peizazhin e qytetit edhe më piktoresk. Që prej ditës së djeshme qytetarët gjirokastritë i janë gëzuar borës, e cila sot ka zbardhur pothuajse të gjithë qytetin.
Në këtë fotogaleri të publikuar nga bashkia e Gjirokastrës mund të shijoni pamjet e mrekullueshme të qytetit të gurtë të mbuluar nga flokët e dëborës./k.s/e.caushi/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.












