Ballina Flash

Dëbora mbërrin në plazhin e Dhërmiut

TIRANË, 4 janar/ATSH/- Dhërmiu, i njohur si një destinacionet turistike më të frekuentuara të Shqipërisë gjatë verës, dhuron pamje mbresëlënëse edhe gjatë stinës së dimrit.

I preferuar për ujin e kristaltë dhe rërën fantastike, plazhi i Dhërmiut është shndërruar në një peizazh mahnitës nga reshjet e dëborës.

Kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, në një fotografi të publikuar sjell pamje të plazhit të Dhërmiut të mbuluar nga dëbora.

Reshjet e dëborës që kanë përfshirë prej dy ditësh veriun dhe juglindjen e Shqipërinë prekën edhe jugun ku edhe Llogoraja, Dhërmiu dhe Himara u mbuluan nga flokët e bardhë./k.s/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Gjirokastra nën petkun e dëborës
Artikulli tjetërVlorë/ Prefektura, masa për përballimin e motit të keq