Ballina Aktualitet

Bushati: Mbështetje dhe solidaritet me të moshuarit

TIRANË, 29 dhjetor/ATSH/ Mbështetje dhe solidaritet me të moshuarit që ndodhen në qendrat për kujdesin social.

Në kuadër të aktiviteteve për festat e fundvitit, ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, njëkohësisht deputet i qarkut të Shkodrës vizitoi sot shtëpinë e pushimit të të moshuarve në këtë qytet.

“Një ditë e këndshme festive në shtëpinë e pushimit të moshuarve në Shkodër. Ju urova festat e fundvitit duke shprehur mirënjohjen e pafund për këtë brez të shoqërisë, që na japin shembullin e sakrificës”, u shpreh Bushati. /j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKartat e identitetit të 2009-ës, të pavlefshme në fillim të vitit të ardhshëm
Artikulli tjetërStabiliteti në botë, revista “Blick” rendit Thaçin mes 9 liderëve më përcaktues