Ballina Bota

BERLIN – Maas kërkon reforma në Këshillin e Sigurimit të OKB

BERLIN, 27 dhjetor /ATSH-DPA/ – Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka bërë thirrje që anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB të zgjerohen në përputhje me kohët moderne, pasi vendi i tij përgatitet të bashkohet me trupat paqeruajtëse si një anëtar i përkohshëm nga 1 Janari i 2019.

“Unë mendoj se bilanci i pushtetit në botë duhet të përshkruhet shumë më mirë se sa është në këtë moment”, theksoi ai.

Gjermania do të bëhet anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për dy vjet nga janari. Këshilli i Sigurisë së OKB ka pesë anëtarë të përhershëm dhe 10 anëtarë me rotacion, por Maas mendon se Gjermania meriton një vend të përhershëm.

“Edhe pse do të jetë e vështirë, nuk do të lodhemi ta vendosim çështjen në axhendë. Për shumë kohë është biseduar për reformat, pa bërë progres”, tha Maas.

Reforma e Këshillit të Sigurimit ka qenë subjekt i debatit që nga fillimi i viteve 1990. Edhe Japonia, Brazili dhe India kanë kërkuar gjithashtu një zgjerim të Këshillit.

”Zëri i Gjermanisë në zgjidhjen e konflikteve do të fitonte më shumë peshë. Ne nuk do të zbrapsemi nga vendimet e vështira’’, theksoi ai./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakINDONEZI – Policia djeg një ”mal” me marijuanë
Artikulli tjetërFestat e fundvitit, shtohen sportelet në pikat kufitare