PRISHTINË, 24 dhjetor /ATSH/ – Presidenti Hashim Thaçi nga kazerma e FSK-së deklaroi se do të kërkojë nga Qeveria që ushtarëve t’u rriten pagat.
“Sot kisha kënaqësinë që së bashku me gjeneralin Rama dhe me ushtarët të kemi një drekë. Dhe edhe një herë t’i urojmë për ushtrinë. Po ashtu t’i uroj për Krishtlindje. Kërkesa ime është që t’u rriten pagat ushtarëve, besoj dhe shpresoj që do të ndodhë”, tha Thaçi.
Në kuzhinën e kazermës, Thaçi shërbeu ushqim për ushtarët. Ai tha se ndihet krenar për kohën kur ishte ushtar. Më tej ai deklaroi se pako e ligjeve për FSK- në ende nuk është nënshkruar.
“Pako e ligjeve ende nuk është nënshkruar, sapo të vijë do ta nënshkruaj”, përfundoi Thaçi.
Presidenti foli edhe për bashkimin e Mitrovicës, duke thënë se e pëlqen këtë ide. /KosovaPress//e.malaj/ /a.g/












