Ballina Flash

Restaurim i monumentit të kulturës, “Çezma me kupolë”

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ – Specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës realizuan një inspektim në “Çezmën me kupolë” në fshatin Selckë, Gjirokastër.

Inspektimi kishte për qëllim evidentimin e të gjitha problematikave prezente në monument.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër ka hartuar projektin e restaurimit për monumentit.

Gjendja ekzistuese paraqet problematika për të cilat janë marrë masa nga DRTK Gjirokastër për të siguruar qëndrueshmërinë.

Çezma me kupolë është një monument unik për nga tipologjia dhe teknika e realizimit.

Ajo ka një volum kubik transparent me tre qemere anësore dhe mbulohet me një kupolë sferike guri.

Volumi që mbulon kroin – kupola (4,85 x 5 m) është punuar me mure me gurë gëlqeror, pak a shumë të gdhendur. Në brendësi të saj ka një koritë në të cilën derdhet ujë nga tri çezma. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakThaçi: Rritje pagash për ushtarët
Artikulli tjetërFier/ Vijojnë me ritme të larta punimet për qendrën e Fierit