TIRANË, 7 nëntor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama përsëri sot ftesën për dialog ndaj studentëve që protestuan, duke shprehur gatishmërinë e qeverisë për të shqyrtuar propozimet e tyre dhe për të adresuar shqetësimet e ngritura.
Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga sofra e gurtë e vendosur para godinës së kryeministrisë me mbishkrimin “Dialog”.
Rama ndau gjithashtu disa foto nga sofra e gurtë e dialogut për të cilën shkruan se tashmë ky “vend është kthyer në destinacion turistik”.
Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama prezantoi një tjetër hapësirë ndërveprimi me qytetarët, “Fol me Kryeministrin”, si një platformë e hapur 24 orë, përmes së cilës çdo qytetar mund të komunikojë dhe të ndajë mendimet e tij me Kryeministrin dhe qeverinë.
Duke iu referuar klimës së protestave dhe vështirësive në zhvillimin e dialogut, Kryeministri tha se teknologjia krijon një mundësi të re për komunikim të drejtpërdrejtë, shkëmbim informacioni dhe opinionesh, përmes një skuadre të dedikuar që do të ndjekë ndërveprimet në platformë.
/m.q/j.p/































