Ballina Flash

Paraqiten botime mbi periudhën e Skënderbeut në Universitetin e Tetovës

TIRANË, 21 dhjetor/ATSH/ – Akademia e Studimeve Albanologjike, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, organizoi aktivitetin e radhës në Universitetin e Tetovës. Rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike akademik Marenglen Verli, prof. asoc. Edmond Malaj dhe dr. Eduart Caka, prezantuan sot përpara një auditori me profesorë e studentë, tetë botimet e vitit 2018 të ASA-së mbi periudhën e historisë mesjetare dhe osmane të Shqipërisë.
Stafi akademik i ASA-së theksoi rëndësinë e botimeve, risitë e tyre për brezin e ri të studiuesve, kërkimet shkencore albanologjike si dhe bashkëbiseduan me kolegë e studentë mbi elementë të veçantë të tyre. /m.z/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIohannis: Rumania është gati për presidencën e BE-së
Artikulli tjetërKina dhe SHBA-ja rinisin bisedimet tregtare në janar