BUKURESHT, 21 dhjetor /ATSH-AFP/ – Presidenti rumun Klaus Iohannis u shpreh sot se vendi i tij është i gatshëm për të marrë presidencën e radhës së Bashkimit Europian, në sfondin e dyshimeve në lidhje me kapacitetin e Rumanisë për të përmbushur këtë detyrë, për herë të parë që prej anëtarësimit të saj në BE.
”Jemi të mirë përgatitur, jam i sigurt se do të marrim përsipër presidencën në mënyrën e duhur’’, deklaroi Iohannis gjatë një konference të përbashkët shtypi me kancelarin austriak, Sebastian Kurz vendi i së cilit mban aktualisht presidencën e radhës së BE.
Ai theksoi se qeveria kishte përjetuar një ‘’krizë personali’’ pasi ministri rumun i Çështjeve Europiane, Victor Negrescu dha papritur dorëheqjen në nëntor./ / v.b/













