Ballina Flash

Akademia e Sigurisë hap dyert për studentët me rezultate të larta

TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ – “Policia e Shtetit hap dyert e Akademisë së Sigurisë për studentët që kanë përfunduar me rezultate të larta në ekonomi, financë, informatikë, elektronikë dhe jurisprudencë”.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar sot për votimin në Kuvend një natë më parë duke theksuar se, “ndryshimet e miratuara mbrëmë nga Kuvendi në Ligjin “Për Policinë e Shtetit”, hapin rrugën drejt një etape të rëndësishme të modernizimit të saj”.

“Të diplomuarit universitarë do të integrohen në strukturat e hetimit në Policinë e Shtetit, pasi të kalojnë një periudhë arsimimi e trajnimi në Akademinë e Sigurisë”, shprehet ministri Lleshaj.

/gj.mima/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVijon puna në bypass-in e Fierit, i kalueshëm që në sezonin e ardhshëm turistik
Artikulli tjetërZgjedhjet lokale, ministri Lleshaj takim me kryetarët e bashkive