Ballina Kulturë

Hapet ekspozita “Lugina e Vjosës në syrin tonë”

TIRANË,18 dhjetor /ATSH-M.Zonja/ Në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar u hap ekspozita “Lugina e Vjosës në syrin tonë” me punime të nxënësve të Liceut Artistik “Jordan Misja” në Tiranë.
Ekspozita piktura të realizuara në zonën turistike të Grykës së Këlcyrës, konkretisht nga dy fshatrat e përzgjedhur si fshatra turistikë: Peshtan dhe Malëshovë.

Nxënësit e Liceut Artistik “Jordan Misja” në Tiranë kanë qëndruar rreth dy javë në Grykën e Këlcyrës, falë mbështetjes së Ministrisë së Kulturës, bashkisë së Këlcyrës dhe gazetës “Tema”.

Ekspozita përmban piktura, fotografi, skica dhe instalacione artistike të nxënësve dhe pedagogëve të pranishëm në ekspeditë me motive të kësaj zone turistike.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Shtyhet vendimi i drejtësisë për Michael Flynn, ish-këshilltarin e Trump
Artikulli tjetërKINË – Shkencëtarët prodhojnë robotë të sofistikuar me kosto të ulët