Ballina Flash

FOTO/ Reshjet e dëborës, segmentet rrugore në Pukë të hapura

TIRANË, 18 Dhjetor/ATSH/- Në qytetin verior të Pukës pas një pune intensive për gjatë gjithë natës akset rrugore që përshkojnë qytetin dhe lagjet periferike janë pastruar dhe kriposur.

Bashkia e Pukës bën të ditur se “qarkullimi bëhet lirisht, ndërkohë punonjësit e shërbimeve herët në mëngjes kanë bërë pastrimin e shkallëve”.

“Dy mjetet borëpastruese të angazhuara nga ana e bashkisë kanë bërë pastrimin e akseve rrugore Qafë e Qerretit – Qerret dhe Qafë e Qerretit-Qelëz. Krahas pastrimit nga bora një tjetër mjet ka bërë kriposjen e dy rrugëve me prezencë bore”, shprehet bashkia.

Aktualisht në territorin e bashkisë Pukë nuk ka segmente rrugore të bllokuara, ndërsa ka vështirësi qarkullimi në Qafë Qerreti- Qerret i Vogël, Memaj- Kabash, Kalivare-Mesule, Kalivare-Kimëz.

Shkollat në juridiskionin e bashkisë Pukë janë hapur të gjitha, ndërsa ka ngrohje.
Po ashtu furnizimi me ujë dhe energji elektrike ka vijuar normalisht.

Bashkia e Pukës po monitoron vazhdimisht situatën e krijuar nga reshjet e borës dhe ulja e temperaturave me qëllim ndërhyrjen në kohë për evitimin e vështirësive për banorët./k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAsnjë qindarkë nga buxheti i shtetit për universitetet private
Artikulli tjetërShifrat e emigracionit, jo në trend rritës