Ballina Bota

TEKNOLOGJI – Apple investon 10 miliardë dollarë për qendrat e reja të të dhënave

UASHINGTON, 13 dhjetor /ATSH-AFP/ – Gjiganti amerikan i informatikës, Apple njoftoi sot investime në shumë zona të SHBA-së, mes të cilave edhe krijimin e një kampusi të ri prej një miliard dollarësh në qytetin Austin të Teksasit dhe 10 miliardë të tjera për qendrat e reja të të dhënave.

”Kjo godinë e re fillimisht pritet të ketë 5 000 punonjës, me mundësinë që ta rrisë këtë shifër në 15 000”, sipas një komunikate të kompanisë kaliforniane.

Madje, Apple është shprehur se është në rrugën e duhur për të krijuar deri në vitin 2023 rreth 20 000 vende pune në SHBA, ku aktualisht numëron 90 000 të punësuar.

Kompania e “Cupertino” në “Silicon Valley” pritet të investojë gjithashtu në zona të reja në bregun perëndimor amerikan si Siatëll, San Diego dhe në periferi të Los Anxhelesit.

Qendrat e të dhënave të Apple në SHBA do të marrin për më tepër investime prej 10 miliardë dollarësh në pesë vitet e ardhshme./ /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLONDËR – Media: May arriti një fitore si e Pirros
Artikulli tjetërARKEOLOGJI – Pllaka e argjilës me vargjet e Homerit ndër 10 zbulimet më të famshme