Ballina Bota

TURQI – Krijohet agjencia hapësinore

ANKARA, 13 dhjetor /ATSH-AA/ – Fletorja Zyrtare e Turqisë publikoi një dekret presidencial, ku njoftohet themelimi i agjencisë hapësinore të vendit.

Sipas dekretit, Agjencia Hapësinore Turke do të përgatisë dhe zhvillojë Programin Kombëtar Hapësinor në përputhje me politikat e përcaktuara nga presidenca.

Agjencia do të ketë autonomi financiare dhe administrative si dhe buxhet të posaçëm.

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank, në muajin gusht tha se një agjenci turke e hapësirës do të formohej këtë vit, siç ishte përcaktuar në planin 100-ditor të veprimit.

“Ne formuam agjencinë turke të hapësirës për të përforcuar industrinë tonë të hapësirës, për të përmirësuar infrastrukturën shkencore dhe burimet njerëzore në fushën e teknologjisë hapësinore si dhe për të rritur kapacitetet dhe aftësitë tona”, tha ai./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOpozita rikthehet në Kuvend, Balla: Dialog me studentët, jo me ju
Artikulli tjetërProtesta, shuplakë qeverisë, grusht opozitës, shpresë shoqërisë