TIRANË, 12 dhjetor/ATSH/ Dialog për plotësimin e kërkesave. Është kjo thirrja e përsëritur e Kryeministrit Edi Rama për studentët protestues.
Duke iu drejtuar sërish studentëve, Kreu i Qeverisë u kujton atyre se nuk mund të plotësohen 8 pikat e tyre pa dialog.
“Një vajzë sapo tha s’duam të lutemi (në fakt lutem unë:-), po duam të na plotësohen 8 pikat pa dialog! Dmth s’duam të bisedojmë për kërkesat tona, po duam të bërtasim deri në plotësimin e tyre! Në cilën familje ecën kjo logjikë? Në familjen tonë të madhe jo njëherë, prandaj dialog”, tha Rama. /m.m/





















