Ballina Kryesore

Studentët e ndarë në dy grupe, vijojnë protestën

TIRANË, 12 dhjetor/ATSH/- Studentët kanë rinisur sot protestën në ditën e tetë radhazi, ku kërkojnë plotësimin e tetë kërkesave të tyre.

Studentët e ndarë në dy grupe, janë vendosur përpara Ministrisë së Arsimit, si dhe Kryeministrisë.

Protesta e studentëve nisi më 4 dhjetor me kërkesën kundër tarifës për provimet e prapambetura, ndërkohë që më pas ata kërkuan edhe përgjysmim të tarifës së studimit, rritje në 50% e votës për zgjedhjen e dekanëve e rektorëve, rritje të përfaqësisë së studentëve në bordin e administrimit, mbështetjen e studentëve për kërkime shkencore, mbështetjen e studentëve të doktoraturës me fonde, përmirësim i kushteve të konvikteve, dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë si dhe pajisjen e studentëve me kartë studenti brenda vitit 2018-2019.
/k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNgritja e KLGJ, Gjonaj: Faqe e re në sistemin e drejtësisë
Artikulli tjetërBasha: Procedohen penalisht qytetarët, jo të korruptuarit