Ballina Bota

PEKIN – Kina dyfishon numrin e aeroporteve

PEKIN, 11 dhjetor /ATSH-AFP/ – Kina parashikon thuajse një dyfishim të numrit të aeroporteve deri në 2035, datë në të cilën ajo do të shndërrohet në tregun e parë botëror të transportit ajror përpara SHBA-së, njoftoi sot media kombëtare.

‘’Kina do të ndërtojë 216 përveç 234 aeroporteve ekzistuese’’, sqaroi e përditshmja ‘’China Daily’’ në gjuhën angleze, duke cituar Administratën e Aviacionit Civil.

Sipas së njëjtit burim, në 2035 kërkesa për transportin e pasagjerëve në Kinë do të përfaqësojë një të katërtën e numrit të përgjithshëm në rang botëror, një shifër më e lartë se ajo e SHBA-së.

Vitin e kaluar, aeroportet kineze regjistruan 552 milionë udhëtarë, numër që pritet të arrijë në 720 milionë deri në 2020 dhe kjo rritje e bën urgjente zhvillimin e infrastrukturave të reja./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFier, investime për kullimin e tokave bujqësore
Artikulli tjetërFISHË TEKNIKE – Kandidatët e mundshëm për të pasuar Theresa May