Ballina Lajme nga Vendi

Dhjetëra qytetarë beratas dhurojnë gjak

TIRANË, 6 dhjetor /ATSH/ – Dhjetëra qytetarët beratas i janë bashkaur sot seancës së dhurimit të gjakut organizuar nga bashkia.

Presidenti Ilir Meta falënderoi kryebashkiakun e Beratit, Petrit Sinaj dhe në veçanti dhjetëra qytetarët beratas për solidarizimin me këtë kauzë humane.

“Një ditë e mrekullueshme sot në Berat, ku pata kënaqësi të merrja pjesë në një seancë dhurimi gjaku të organizuar nga bashkia e qytetit”, theksoi Meta.

Presidenti u shpreh i bindur se të rinjtë, me energjinë e tyre do vijojnë të udhëheqin mbështetjen për kauzat sociale.

/gj.mima/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTendencë në rritje për ndërtimin e hoteleve
Artikulli tjetërFOTO/ “Rruga e portave” në Rehovë, destinacioni që ruan traditën shekullore