TIRANË, 4 dhjetor /ATSH/ – “Procesi i integrimit në BE është një detyrë e brezave”, deklaroi ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca në një intervistë për “Albania Daily News”.
Soreca theksoi se, “në këtë kuptim, është e rëndësishme që pavarësisht klimës politike shpesh të tensionuar, politikanët shqiptarë të jenë në gjendje të tregojnë se janë të aftë për vullnetin politik dhe dialogun e pjekur që kërkohet për ta shtyrë vendin përpara”.
Kjo, thekson ai, “ndodhi në kohën e liberalizimit të vizave dhe sërish me miratimin e reformës gjyqësore. Tani është koha që kjo të ndodhë përsëri, për të mirën e përgjithshme të popullit shqiptar”.
/gj.mima/j.p/





















