Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 1.12.2018

FRANCË – Dita e tretë e mobilizimit në rang kombëtar të ‘’jelekëve të verdhë’’ kundër rritjes së taksave dje uljes së fuqisë blerëse.

SHKUP (Maqedoni) – Deputetët do të diskutojnë për ndryshimet kushtetuese, të nevojshme për miratimin e emrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

​BOULOGNE-BILLANCOURT (Francë) – Koncerti i parë në Europë i këngëtares virtuoze japoneze, Hatsune Miku.

BERLIN (Gjermani) – Protesta me kërkesë të një organizate të ekstremit të djathtë kundër paktit të OKB-së mbi Migracionin.

BUKURESHT (Rumani) – Manifestime kundër qeverisë në kuadër të Festës kombëtare në Rumani.

MEKSIKO (Meksikë) – Presidenti i ri meksikan merr zyrtarisht detyrën.

KARAKAS (Venezuelë) – Presidenti turk, Erdogan në vizitë zyrtare ku pritet të takohet me Maduron./ /v.b/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e shtunë 1 dhjetor 2018
Artikulli tjetërDrejtori i Fondit Ndërkombëtar të Vishegradit vlerëson FBP për forcimin e marrëdhënieve në rajon