Ballina Aktualitet

“Unaza e Re”, kryhet vlerësimi për 18 objekte të tjera

TIRANË, 27 nëntor/ATSH/- Autoriteti Rrugor Shqiptar vazhdoi edhe gjatë ditës së sotme procesin e vlerësimit të banesave në kuadër të projektit për rehabilitimin e Unazës së Madhe të Tiranës, segmenti nga Pallati me Shigjeta tek sheshi Shqiponja.
Inxhinierët e ARRSH ishin të pranishëm në objektet pronarët e të cilëve kanë depozituar dosjet pranë këtij institucioni dhe kanë kërkuar t’u nënshtrohen vlerësimeve dhe procesit të shpronësimit. Sot u bë e mundur që në të tre lotet të kryhet verifikimi i 18 objekteve.
Duke llogaritur dhe objektet e verifikuara ditën e djeshme, ARRSH konstaton se janë vlerësuar 58% e totalit të atyre që deri më tani kanë dorëzuar dokumentet në ARRSH.
Ndërkaq, në ditët e ardhshme do të vazhdojë ky proces verifikimi për të gjithë banorët që depozitojnë dosjet.
ARRSH i bën thirrje edhe njëherë banorëve të tjerë që disponojnë dokumente pronësie t’i depozitojnë ato pranë zyrave përkatëse në Autoritetin Rrugor, në mënyrë që të vazhdohet pa vonesa me vlerësimin, evidentimin, bërjen gati të Vendimit të Këshillit të Ministrave për procedurën e shpronësimit të tyre. /k.s/j.p/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPresidenti Meta priti ministrin e Jashtëm slloven, Miro Cerar
Artikulli tjetërGramsh, reparti i Zjarrfikëses, leksione me nxënësit e shkollave