Gramsh, reparti i Zjarrfikëses, leksione me nxënësit e shkollave

TIRANË,27 nëntor /ATSH- I. Vata/ – Në bashkinë Gramsh është zhvilluar mësim tregues me nxënës të shkollave nga reparti i Zjarrfikësve në kuadër të përballimit të situatave të emergjencave civile.

Reparti i Zjarrfikësve pranë bashkisë Gramsh, krahas zbatimit me sukses të detyrave në drejtim të mbrojtjes së pyjeve dhe të pronës së qytetarëve nga zjarri, si dhe për përballimin e emergjencave të krijuara nga përmbytjet.

Një kujdes të veçantë i ka kushtuar edukimit të qytetarëve dhe të nxënësve të shkollave të rrethit për t’i aftësuar ata për përballimin e situatave të rrezikshme që mund të krijohen.
Ashtu si gjatë vitit të kaluar, edhe këtë vit, janë organizuar veprimtari që kanë lënë mbresë tek nxënësit dhe prindërit e tyre.

Kohët e fundit janë organizuar Programe Stërvitore për evakuimin e nxënësve në raste zjarri dhe tërmeti në shkollën 9-vjeçare “35-Vjetori i Çlirimit” në qytet dhe në shkollën e mesme “Afëz Bërbiu” Kodovjat.

Nxënësit dhe mësuesit, nën drejtimin e zjarrfikësve të Gramshit, u bënë pjesë e mësimeve treguese dhe u ndoqën me shumë interes nga të pranishmit. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.