Ballina Lajme nga Vendi

Fier/ Qendra Shëndetësore Nr. 1 merr emrin “Marko Veshka”

TIRANË, 26 nëntor/ATSH/ – Pas rikonstruksionit, Qendra Shëndetësore Nr. 1 në qytetin e Fierit do të marrë emrin e një personi human dhe të respektuar, Marko Veshka. Në këtë ceremoni morën pjesë nënkryetarja e bashkisë së Fierit, Enkelejda Peshkëpia, drejtori i DRSh Kreshnik Tërnova, përfaqësues të Shoqatës Myzeqeja, Shoqatës Mallakastra, familjarë dhe miq.

Ceremoninë e vendosjes së pllakatës së emrit e hapi nënkryetarja e bashkisë, Enkelejda Peshkëpia, e cila pasi bëri vlerësimin e figurës së Marko Veshkos, është shprehur dhe se puna e bashkisë për të vendosur standarde në ambiente dhe shërbime në qendrat shëndetësore vazhdon e njëjtë në të gjithë territorin.

 

 

/m.z/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAmbasada e SHBA: Dhuna me bazë gjinore, pengesë për rritjen ekonomike të grave
Artikulli tjetër“Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, Meta dekoron “Flamurtarin” e viteve 1986-87