TIRANË, 27 nëntor /ATSH/ – Moti për ditën e sotme parashikohet i vranët në të gjithë vendin.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak do të ketë reshje shiu të vazhdueshme në të gjithë vendin me intensitet mesatar dhe të lartë. Përgjatë vijës bregdetare dhe në pjesën qendrore në pjesën e dytë të ditës prani shtrëngatash me shkarkesa elektrike.
Era me drejtim jugperëndim-juglindje dhe shpejtësi 2-20 m/s erë intensive dhe me rrahje përgjatë vijës bregdetare. Valëzimi në dete forca 4-5, me lartësi vale 1.8-2.5 metra.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C |
| Shkodër | 10/14 re shi |
| Kukës | 4/8 re shi |
| Lezhë | 12/17 re shi |
| Dibër | 4/9 re shi |
| Durrës | 12/19 re shi rrufe |
| Tiranë | 11/19 re shi |
| Elbasan | 9/18 re shi rrufe |
| Berat | 12/20 re shi |
| Vlorë | 13/21 re shi rrufe |
| Korcë | 5/12 re shi |
| Gjirokastër | 11/17 re shi rrufe |
| Sarandë | 10/19 re shi rrufe |
/e.malaj/ /a.g/



















