Ballina Bota

FOKUS – May sfidon sërish laburistët dhe konservatorët

LONDËR, 26 nëntor /ATSH-AA / – Ose me mua ose kaos… është mesazhi që Theresa May mund ta thotë sot në Dhomën e Komuneve për të ilustruar marrëveshjen për Brexit, të zyrtarizuar dje me BE-në, dhe për t’i hapur rrugën votimit të ratifikimit të saj.

Ajo do të takohet me Këshillin e Ministrave sot paradite dhe pasdite do të sfidojë përsëri opozitën si edhe disidentët në partisë së saj konservatore.

”Një mosratifikim do të thotë të ushqesh ndarjet dhe  pasiguritë”, sipas kryeministres.

Media britanike thekson gatishmërinë e saj për një përfshirje të drejtpërdrejtë të opinionit publik në një debat televiziv me udhëheqësin e laburistëve, Jeremy Corbyn.

Por, në shtëpinë e konservatorëve, rebelët vazhdonjë ende të kritikojnë.

Mes tyre është edhe ish-ministri i Jashtëm, Boris Johnson që ka sulmuar marrëveshjen në një artikull në gazetën ”Telegraph” ku e cilëson marrëveshjen si “një poshtërim kombëtar”./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak11% më shumë investime për bashkitë në vitin 2019
Artikulli tjetërHaradinaj: Marrëveshjet hapin perspektivën e rrugëtimit Shqipëri-Kosovë