TIRANË, 9 Prill/ATSH/-Falë politikave shëndetësore që ofrojnë ekzaminime falas për qytetarët nga mosha 35-70, Rajmonda Marjana, pensioniste pranë lagjes nr.10 në kryeqytet zbuloi në kohë sëmundjen, duke shmangur komplikacionet që janë fatale për jetën.
66 vjeçarja nga Tirana ka ndarë dëshminë e saj, që falë check-up falas, arriti që të kryente të gjitha analizat dhe ekzaminimet për të parë gjendjen e saj shëndetësore, ndërkohë që deri në atë moment nuk kishte pasur asnjë simptomë të ndonjë sëmundje.
Pas konsultimit me mjeken e familjes, ajo u drejtua për të bërë check up.
“Mora informacion nga mjekja e familjes për të bërë check-u. Isha e shëndetshme, nuk dija që vuaja nga asnjë lloj sëmundje, por kur bëra check-up dola me kolesterol të lartë. Fillimisht fillova me dieta, pastaj edhe me pak mjekim. U ndjeva mirë sepse i bëra të gjitha ekzaminimet, të gjitha analizat. U ndjeva shumë komode dhe njëkohësisht pa pagesë”, ka thënë Rajmonda në dëshminë e saj.
Sakaq, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e ka shoqëruar postimin e saj me një video, ku tregohet dhe historia e Rajmondës. z.tosku/ /a.g/
https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/439785986477457/?t=3






















