TIRANË, 25 nëntor/ATSH/- Platforma e bashkëqeverisjes “shqiperiaqeduam.al” është një mekanizëm i garantuar që fuqizon qytetarët dhe vë në lëvizje qeverinë në kohë reale në mbështetje të tyre.
Çdo javë në tryezën e qeverisë raportohet për të gjitha ankesat që vijnë dhe zgjidhjet që jepen për qytetarët.
Deri tani në platformën e bashkëqeverisjes në nivel qendror numri total i ankesave të përfunduara ka arritur në 22842 nga 23793 të numrit total të ankesave të regjistruara .
Ndërsa rastet në nivel vendor të numrit total të ankesave të përfunduara kanë arritur në 3351 nga 3860 numri total i ankesave të regjistruara.
Gjatë kësaj jave 12 raste të spikatura suksesi; 4 raste ministria e Drejtësisë, 3 raste ministria e Financës dhe Ekonomisë, 1 rast ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, 1 rast Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe 3 raste nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Ndërsa numri total i log in në faqen e platformës është 68 537 dhe numri total i regjistrimeve të reja 12434 ./k.s/j.p/




















