Ballina Bota

GJERMANI – Parlamenti voton për buxhetin rekord 356 miliardë euro

BERLIN, 23 nëntor /ATSH-DPA/ – Parlamenti gjerman do të votojë sot për projektbuxhetin e vitit 2019, që kap një vlerë totale prej 356,4 miliardë euro, gati 13 miliardë euro më shumë se sa vitin 2018 dhe që është gjithashtu një shifër rekord.

Koalicioni qeverisës i kancelares, Angela Merkel, që përbëhet nga CDU-ja, partia simotër bavareze CSU dhe socialdemokratët (SPD), synon të rrisë shpenzimet në mbrojtje, ndihmën për zhvillim dhe çështjet sociale.

Në këtë buxhet propozohet një reduktim i kontributeve shëndetësore dhe një rritje e pensioneve, bashkë me benefitet për familjet, masa që arrijnë vlerën e 9,8 miliardë eurove në total./ /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakARRSH: 50% e atyre që kanë tituj pronësie kanë depozituar dokumentet
Artikulli tjetërKPK shkarkon nga detyra prokurorin Shpëtim Kurti