BERLIN, 22 nëntor /ATSH-AFP/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel pohoi sot se shumë diskutime ishin të nevojshme, natyrisht edhe brenda vetë Britanisë së Madhe, për arritjen e një kompromisi për Brexit, disa ditë nga samiti, supozuar se do të vulosë marrëveshjen përfundimtare.
‘’Kemi shënuar ndërkohë progrese, por ka sigurisht ende shumë bisedime të nevojshme, edhe vetë brenda Britanisë së Madhe’’, konfirmoi kancelarja gjermane gjatë një diskutimi me sipërmarrësit gjermanë.
Merkel premtoi se do të bënte çfarë ishte e mundur për arritjen e një marrëveshjeje, pasi një largim pa marrëveshje do të ishte orientimi më i keq për ekonomitë europiane dhe britanike, por gjithashtu edhe për ndërtimin e një marrëdhënieje të ardhshme besimi midis të 27-ëve dhe Londrës./ /v.b/ a.jor.






















