Ballina Kosova

Kosova vendos 100% taksë ndaj produkteve serbe

PRISHTINË, 21 nëntor/ATSH/- Produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja për në Kosovë nga sot do të kenë taksë prej 100 %.

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot propozimin e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala për të vendosur taksë prej 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe atyre nga Bosnja.

“Nga sot t’i vendoset masa prej 100 për qind produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnja”, tha Shala.

Ai po ashtu ka kërkuar edhe largimin e të gjitha produkteve në të cilat shkruan ‘Kosova e Metohija’.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se e përkrah këtë gjë. “Një kohë të gjatë Kosova është penguar në transport dhe në analiza. CEFTA nuk ka funksionuar mes Kosovës dhe Serbisë. Unë e përkrah propozimin tuaj”, tha ai. /KosovaPress/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAkuzat e banorëve të Unazës, ALUIZNI: Prokuroria të vërë para përgjegjësisë ligjore këdo të përfshirë
Artikulli tjetërShqipëria, me strategji kombëtare në luftën ndaj krimit kompjuterik