UASHINGTON, 20 nëntor /ATSH-AFP/ – Administrata amerikane synon të reduktojë eksportet e saj të teknologjive të ndjeshme, përfshirë ato të nevojshme për zhvillimin e inteligjencës artificiale, për arsye që lidhen me sigurinë kombëtare.
Në kontekstin e një përplasje tregtare me Kinën, e akuzuar nga Donald Trump se “vjedh” pronën intelektuale amerikane, departamenti i Tregtisë propozoi këtë javë të “kontrollojë shitjet e shumë teknologjive të reja që janë të nevojshme për sigurinë kombëtare të SHBA-së”.
Këto teknika të inteligjencës artificiale përfshijnë “rrjetet nervore artificiale”, “deep learning” (mesimi i thellë), trajtimin automatik të gjuhës natyrore apo asistentët virtualë.
Inteligjenca artificiale, që mund të përdoret për qëllime ushtarake, është elementi kyç i shumë produkteve informatike që tregtohen nga sipërmarrjet amerikane, si objektet e ndërlidhura, makinat autonome, smartfonët etj. /G.S/













