FRANCË – Parlamenti miraton ligjin kundër “fake news”

PARIS, 20 nëntor /ATSH-AFP/ – Parlamenti francez miratoi sot, në votimin e fundit të Asamblesë, dy propozimet shumë të përfolura kundër manipulimit të informacionit në periudhë elektorale.

Opozita i ka gjykuar këto ligje si jo të efektshme dhe potencialisht të rrezikshme.

Teksti i parë u votua me 183 vota pro dhe 111 kundër, duke marrë mbështetjen e shumicës që përbëhet nga aleanca LREM-MoDem.

I dyti u miratua nga 347 vota pro dhe 204 kundër. Partia tradicionale e majtë dhe ajo e djathtë votuan kundër ose abstenuan, duke i vlerësuar këto ligje si të padobishme dhe që përbëjnë një rrezik për lirinë e shprehjes. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.