Ballina Bota

BRUKSEL- Kurz: Marrëveshja BE-BM arritje për të gjithë

ROMË, 16 nëntor /ATSH-ANSA/ – Askush nuk është grabitur dhe shpresoj se në parlamentin britanik do të gjendet mbështetja për marrëveshjen për Brexit, që është një marrëveshje e mirë për të dyja palët dhe hedh themelet për një dalje të rregullt nga unioni, deklaroi kancelari austriak, Sebastian Kurz.

Austria ka presidencën e  radhës në Këshillin e BE dhe Kurz ndodhet në  Bruksel për të takuar kryenegociatorin Michel Barnier dhe presidentët e Komisionit dhe Këshillit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe Donald Tusk për të koordinuar strategjinë duke marrë parasysh samitin e jashtëzakonshëm mbi Brexit, që do të zhvillohet më 25 nëntor.

”Miratimi nga qeveria britanike do të garantojë një hap të rëndësishëm për një bashkëjetesë të mirë në të ardhmen midis BE-së dhe Londrës”, theksoi Kurz.

”Marrëveshja ndihmon Bashkimin Europian, por më shumë Britaninë e Madhe, që do të ishte ndëshkuar nga një Brexit pa marëveshje”, shtoi ai./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKPA: Rihetim për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj
Artikulli tjetërLufta kundër ekstremizmit, OSBE trajnim me zyrtarë të Shërbimit të Provës