Ballina Bota

GJERMANI – Puigdemont drejt lirimit me kusht

KIEL (Gjermani), 5 prill /ATSH-DPA/ – Lideri separatist katalan, Carles Puigdemont mund të lirohet me kusht, në pritje të një vendimi për ekstradimin ose jo drejt Spanjës, thanë sot burime gjyqësore.

Gjykata e shtetit verior të Schleswig Holstein tha në një deklaratë se lirimi i mundshëm me kusht i Puigdemont do të bëhej me garancinë pasurore prej 75 000 eurosh.

Puigdemont u ndalua muajin e kaluar pasi hyri në Gjermani nga Danimarka, ku jetonte në azil pasi ishte akuzuar për rebelim dhe keqpërdorim të fondeve publike gjatë referendumit të vitit të kaluar për pavarësinë e Katalonjës.

Gjykata gjermane shtoi se ekstradimi i Puigdemont me akuzën për rebelim nuk mund të lejohej, pasi akuza e barazvlershme gjermane për tradhti parashikon që i akuzuari duhet të ketë kryer akte dhune./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakXhafaj: Operacione domethënëse kundër krimit financiar
Artikulli tjetërMosbindja civile, Lu: Nëse bëjnë veprimtari të jashtëligjshme, duhet të jenë të përgatitur për pasojat ligjore