Ballina Aktualitet

Rama ndan videon e veçantë të dy turistëve në Berat

TIRANË, 23 prill/ATSH/ Qyteti i Beratit edhe gjatë këtij viti vijon të tërheqë turistët e huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një video të veçantë, ku dy turistë të huaj po kërcejnë nën ritmet e muzikës së këngëtarit të njohur shqiptar Noizy.

“Çift turistësh në Berat në qejfin e tyre”, shkruan Rama.

Kryeministri Rama zhvilloi sot një sërë takimesh në qarkun e Beratit në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

Në fjalën e tij gjatë takimit me gra dhe vajza të Beratit, Rama theksoi se “Berati i 1 milion turistëve ishte diçka që nuk ta rrokte imagjinata”.

“Ju e  dini shumë mirë se sa pak dyer kishte për të trokitur për të qëndruar një natë në Berat. Sot po hapen dyer pas dyersh dhe po ndryshon në përmbajtje ekonomia vendore, sepse të gjitha ato rrënoja të deridjeshme po kthehen në burim të ekonomisë familjare, të cilat janë një forcë e shtuar e ekonomisë vendore”, tha Rama.

/k.s/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAMAN – Jordania ndalon aktivitetet e ”Vëllazërisë Myslimane”
Artikulli tjetërFOKUS – Pse uji i detit është i kripur?