ATHINË, 13 nëntor /ATSH-AFP/ – Policia greke çaktivizoi një pajisje eksplozive që ishte vendosur dje në mbrëmje para banesës së zëvendësprokurorit të Gjykatës së Lartë, Isidoros Dogiakos, sipas burimeve policore.
Bomba u zbulua nga policia pasi një i panjohur, rreth orës 02:00 GMT, njoftoi për mundësinë e një shpërthimi duke telefonuar dy herë një faqe interneti dhe një të përditshme greke.
Policia rrethoi zonën dhe i bëri thirrje banorëve që të mos dilnin.
Prokurori është shprehur se nuk ka ka marrë asnjë kërcënim këto ditë.
Dogiakos kishte kërkuar ridërgimin në gjykatë të kreut të partisë neonaziste ”Agimi i Artë”, i gjykuar prej rreth tre vitesh për krijimin e një organizate kriminale. /G.S/ a.jor.













