Buxheti 2019 mbështetje edhe subvencionimit në sektorin e peshkimit

Ministria e Bujqësisë, inkurajon sipërmarrjen vendase të investojë në peshkim

TIRANË, 13 nëntor /ATSH/- Një ndër programet që do të mbështesë me prioritet qeveria është edhe sektori i peshkimit.

Ministria e Bujqësisë bën të ditur se, aktualisht ka një performancë shumë të mirë në  sektorin e peshkimit, kryesisht tek përpunimi i peshkut.

Problem mbetet standardi për molusqet dhe midhjet, me qëllim hapjen e eksporteve të tyre drejt BE-së, për të cilat ministria po punon intensivisht. Ndërkohë që politikat e dikasterit të Bujqësisë po synojnë inkurajimin e sipërmarrjes vendase për të investuar në sektorin e peshkimit.

“Duam të rrisim përqindjen e peshkut me origjinë shqiptare, duke vazhduar subvencionimin 20 lekë /kilogrami të açugës dhe sardeles, edhe gjatë vitit 2019”, njofton Ministria e Bujqësisë. e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.