Ballina Bota

PARIS – Putin: Ideja e Macronit për një ushtri europiane e logjikshme

PARIS, 12 nëntor /ATSH-ANSA/- Ideja e presidentit francez, Emmanuel Macron për një ushtri europiane është një ogur i mirë dhe një proces pozitiv, thekson presidenti rus Vladimir Putin në Paris, sipas agjencisë ruse të lajmeve, TASS.

Presidenti i SHBA Donald Trump e kishte konsideruar propozimin e Macronit si një fyerje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Putin kujton se propozimi për të një ushtri europiane, i inicuar nga Macron nuk ishte një nismë e re duke cituar ndër të tjera se atë e kishte filluar një prej paraardhësve të tij në Elize’,  ish-presidenti Jacques Chirac.

“Europa është një kapacitet i fuqishëm ekonomik dhe për një fuqi ekonomike është logjike të jetë e pavarur dhe sovrane në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë”, tha kreu i Kremlinit duke gjykuar këtë proces si thelbësisht pozitiv nga pikëpamja e forcimit të një bote multipolare./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Java Globale e Ndërmarrësisë”, Kosova pjesëmarrëse
Artikulli tjetërKosova mbështet Ukrainën si një shtet sovran