Ballina Bota

PARIS – Trump refuzon përqafimin me Macron

PARIS, 10 nëntor /ATSH-ANSA/ – Përqafimet e vazhdueshme dhe shkëmbimet e përzemërta me presidentin francez, Emmanuel Macron, që kishin shënjuar vizitën e presidentit amerikan, Donald Trump në Paris, më 14 korrik 2017, tashmë janë larg.

Me mbërritjen në Elize’, për takimin e tyre të parë ballë për ballë, Trump dhe Macron janë parë të tensionuar.

Sidomos, presidenti amerikan, Donald Trump u pa i zymtë, edh pse Macron, u përpoq ta përqafojë apo t’i prekë krahun në shenjë miqësie.

Debati i fundit mes të dyve, pas mosmarrëveshjeve për Marrëveshjen e Parisit për Klimën, për tregtinë dhe për Iranin, ka lidhje me financimin e NATO-s dhe ushtrinë europiane, që sipas Trump peshojnë shumë nga pikëpamja e shpenzimeve për SHBA-në.

Trump ndodhet në Francë për ceremonitë e organizuara për 100-vjetorin e mbarimit të Luftës së Parë Botërore, ku do të marrin pjesë edhe shumë liderë botërorë./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBelsh, faza e dytë e Rilindjes Urbane, projektohet unaza rreth liqenit
Artikulli tjetërTurizëm gjithëvjetor në Dardhë