Ballina Ekonomi

Qeveria miraton projektligjin për hapjen e përfaqësisë së Bankës Evropiane të Investimeve në Shqipëri

TIRANË, 12 shkurt /ATSH/ Këshilli i Ministrave ka miratuar sot projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve (BEI), duke i hapur rrugë hapjes së përfaqësisë së kësaj banke në Shqipëri.

Vendimi është marrë me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, dhe do të shqyrtohet në Kuvend me procedurë të përshpejtuar. Hapja e përfaqësisë së BEI-së pritet të forcojë bashkëpunimin financiar dhe të lehtësojë qasjen e Shqipërisë në financimet e kësaj banke për projekte zhvillimore në sektorë strategjikë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakQeveria miraton formatin e raportimit për transferimet ndërkombëtare të mallrave të kontrolluara
Artikulli tjetërPaloka: Miratohet rregullorja për primaret brenda PD, mbahen më 1 mars